• четврток, 25 декември 2025

PP: Ngritet aktakuzë për grabitje në hapësirat e redaksisë së "Infomaks"

PP: Ngritet aktakuzë për grabitje në hapësirat e redaksisë së

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup e përfundoi procedurën për mbledhjen e dëshmive dhe në Gjykatën Themelore Penale në Shkup dorëzoi aktakuzë kundër një personi për vepër penale - Dhunë nga neni 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1, si dhe  - Parandalim të personit zyrtar në kryerjen e veprimtarisë zyrtare nga neni 382 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Siç informojnë nga PP, i pandehuri më 10 dhjetor kreu dhunë të rëndë ndaj dy gazetarëve në mediumin informativ ditor onlajn "Infomaks" si dhe ndaj të ftuarit në emisionin e tyre, me të cilën i ka ndërprerë në kryerjen e veprimtarisë profesionale.

"Përderisa emisioni "Muabete të rënda" po transmetohej drejtpërdrejtë në YouTube dhe në rrjetet sociale, i pandehuri ka shkruar komente ofenduese dhe kërcënuese për njërin nga gazetarët për shkak të kritikave që në emision i janë drejtuar kryeministrit. I pandehuri më pas erdhi në adresën ku ndodhet studioja, theu derën kryesore, theu derën e hyrjes së ndërtesës ashtu edhe derën e studios, dhe si rezultat emisioni u ndërpre", thuhet në kumtesën e PP.

Njëri nga të dëmtuarit, shtohet se ka tentuar ta mbajë të pandehurin të mos hyjë në studio, por ai ka vazhduar të bërtasë dhe t'i kërcënojë për jetë, i ka fyer dhe i ka ofenduar të pranishmit, ndërsa ka tentuar edhe fizikisht t'i sulmojë, duke tundur krahët dhe duke hedhur një gotë drejt tyre. Të dëmtuarit thirrën policinë, ndërkohë që arritën ta qetësonin të pandehurin dhe ta nxirrnin në rrugë.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup u jep përparësi të gjitha rasteve që lidhen me sulme të mundshme ndaj gazetarëve dhe kërcënime ndaj lirisë së fjalës. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан