Pezeshkijan u kërkoi falje fqinjëve nga Gjiri, dhe premtoi se Irani nuk do t'i sulmojë
- – Presidenti iranian, Masud Pezeshkijan deklaroi sot se Irani më nuk do ti sulmojë fqinjët e tij në Gjirin Persik, përveç nëse sulmohet nga ato vende.
Teheran, 7 mars 2026 (MIA) – Presidenti iranian, Masud Pezeshkijan deklaroi sot se Irani më nuk do ti sulmojë fqinjët e tij në Gjirin Persik, përveç nëse sulmohet nga ato vende.
“Këshilli i përkohshëm i udhëheqjes ka vendosur që nuk do të ketë më sulme ndaj vendeve fqinje, nuk do të lëshohen raketa, përveç nëse sulmi ndaj Iranit buron nga ato vende", tha Pezeshkian në fjalimin e transmetuar në televizionin shtetëror.
Ai u kërkoi falje vendeve fqinje të cilat i sulmoi Irani, duke theksuar se kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dorëzim të pakushtëzuar të Teheranit është “ëndërr të cilën duhet ta marrin me vete në varr”.
SHBA-ja dhe Izraelit e sulmuan Iranin para shtatë ditëve, të shtunën, më 28 shkurt, për çka Teherani u përgjigj me sulme me raketa në Izrael, Kuvajt, Bahrejn dhe vende të tjera nga Lindja e Mesme. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s