• петок, 06 март 2026

Përsëri fillon funksionimi i tubacionit Selanik - Shkup

Përsëri fillon funksionimi i tubacionit Selanik - Shkup

Shkup, 6 mars 2026 (MIA) – Përsëri fillon funksionimi i tubacionit “Vardaks”. Fillimi i operacioneve ndodh pas përfundimit dhe verifikimit adekuat të të gjithë kërkesave të nevojshme teknike, operative dhe rregullatore, informojnë nga SHA VARDAKS. 

Prej atje ju bëjnë thirrje të gjitha kompanive të kualifikuara tregtare të cilat duan të bashkëpunojnë dhe ta shfrytëzojnë tubacionin, të informohen për procedurat të cilat janë në dispozicion në ueb-faqen e kompanisë. 

Повторно започнува функционирањето на продуктоводот „Вардакс“. Стартот на операциите се случува по завршувањето и соодветната верификација на сите потребни технички, оперативни и регулаторни

Tubacioni nga Selaniku deri në Shkup ishte lëshuar në funksion në vitin 2002 për transmetim të naftës së papërpunuar, ndërsa pas vitit 2013 ishte mjet i investimeve për ridedikim të tij në infrastrukturën për transport të karburanteve dizel. 

Bëhet fjalë për sistem prej 213,5 kilometrash. Infrastruktura ka 15 stacione valvulash bllokimi për menaxhim të përmirësuar dhe nivel të lartë sigurie, kapacitete depozitimi prej 80.000 metra kub në Greqi dhe 30.000 metra kub në vend, si dhe sistem modern SCADA për monitorimin e presionit, temperaturës dhe rrjedhës në kohë reale. fc/

Foto: Vardaks dhe arkivi i MIA-s

Остани поврзан