Osmani: Shpresoj për formim sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve të sotme
Prishtinë, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se zgjedhjet e sotme duhet "të rezultojnë me formim të Kuvendit dhe qeverisë sa më shpejtë të jetë e mundur, me qëllim që të përmirëlsohen proceset për vendin", transmetojnë mediat kosovare.
Pas votimit, Osmani shtoi se është e bindur se "të gjitha partitë politike do ta gjejnë rrugën përpara, me qëllim që të kemi institucione funksionale me legjitimitet të plotë".
"Shpresoj se Republika jonë do të ketë zgjedhje të qeta, të rergullta dhe demokratike. Shpresoj se do të kemi zgjedhje me pjesaëmarrja sa më të madhe të qytetarëve. Zgjedhjet janë proces i rëndësishëm demokratik. Shpresoj se rezultatet do të mundësojnë formim sa më të shpejtë të parlamentit dhe qeverisë, që është e domosdoshme për proceset e brendshme dhe ndërkombëtare për Kosovën". tha Osmani. ab/
foto: МIА arkivi