• сабота, 07 март 2026

Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe

Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe

Prishtinë, 7 mars 2026 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani shprehu urime me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit dhe Shkollës Shqipe.

"Shkolla shqipe ishte  akt qëndrese, në shtëpi, në bodrume e në kushte sakrifice. Në kohë përndjekjesh, mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan. E mbajtën gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën e një kombi që donte të jetonte i lirë. Nga banka e parë e shkollës deri te universitetet, është i njëjti mision, të rrisim breza që e duan gjuhën, atdheun dhe lirinë.Prandaj, 7 Marsi është një ditë mirënjohjeje dhe respekti për çdo mësues që, përmes dijes dhe përkushtimit edukon brezat dhe forcon themelet e shtetit. Urime 7 Marsi të gjithë mësuesve!", thuhet në urimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. fc/

Foto: Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës

Остани поврзан