Në Moskë është qëlluar një gjeneral rus
- Gjeneral-koloneli rus Vladimir Alekseev sot u shtrua në spital pasi u qëllua me armë zjarri në Moskë.
Moskë, 6 shkurt 2026 (MIA) - Gjeneral-koloneli rus Vladimir Alekseev sot u shtrua në spital pasi u qëllua me armë zjarri në Moskë.
Alekseev është zëvendësshefi i parë i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura ruse. Gjatë kryengritjes nga grupi mercenar rus Vagner në qershor 2023, Alekseev ishte një nga negociatorët me Evgenij Prigozhin.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, disa zyrtarë të lartë ushtarakë rusë ishin cak i atentateve, për të cilat Moska fajëson Kievin. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s