• вторник, 30 декември 2025

Në Itali janë arrestuar nëntë persona për financim të Hamasit përmes organizatave bamirësie

Në Itali janë arrestuar nëntë persona për financim të Hamasit përmes organizatave bamirësie

Romë, 27 dhjetor 2025 (MIA) - Autoritetet italiane kanë arrestuar nëntë persona të ndërlidhur me tre organizata bamirësie me dyshimin se kanë mbledhur miliona euro për grupin militant palestinez Hamas, njoftuan sot prokurorët e antiterrorizmit.

Të dyshuarit akuzohen se kanë dërguar rreth shtatë milionë euro në "shoqata me seli në Gaza, territoret palestineze ose Izrael, të cilat janë në pronësi, të kontrolluara ose të ndërlidhura me Hamasin", thuhet në komunikatë.

Midis të arrestuarve është Mohamad Hanun, kryetar i Shoqatës palestineze në Itali, thanë prokurorët, duke e përshkruar atë si "kreun e celulës italiane të organizatës Hamas".

Bashkimi Evropian e ka futur Hamasin në listën e organizatave terroriste.

Sipas prokurorëve italianë, të cilët bashkëpunuan me vendet e tjera të BE-së në hetim, fondet e paligjshme u dorëzuan përmes "operacioneve trekëndëshe" nëpërmjet transfertave bankare ose nëpërmjet organizatave me seli jashtë vendit në shoqata me seli në Gaza, të cilat Izraeli i ka shpallur të paligjshme për shkak të lidhjeve të tyre me Hamasin. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан