• сабота, 21 февруари 2026

Në Adis Abebë fillon Samiti i 39-të i Unionit afrikan

Në Adis Abebë fillon Samiti i 39-të i Unionit afrikan

Adis Abebë, 14 shkurt 2026 (MIA) - Në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abebë sot dhe nesër mbahet Samiti i 39-të i Unionit afrikan. Janë të pakta gjasat për arritje të konsensusit për zgjidhje të çështjeve konttestuese lidhur me konfliktet luftarake, grusht shtetet dhe zgjedhjet e falsifikuara në shtetet afrikane.

Temat kryesore të Samitit të UA-së janë situata në pjesën lindore të Republikës demokratike të Kongos, tensionet në Sudanin jugor dhe në Sudan, ku mbi tre vite po zhvillohet luftë qytetare. Gjithashtu do të bisedohet edhe për sigurimin e qasjesw drejt ujit të pijshëm.

Në kohë kur UA nevojitet më shumë sekurrë, ai si duket është më i dobët prej fillimit të këtij shekulli, ceket në raportin e organizatës joqeveritare Grupi ndërkombëtar i krizës.

Tre nga liderët të cilët janë më së gjati në pushtet, me përjashtim të monarkëve, janë nga Afrika. Në Guinenë ekuatoriale në pushtet është Teodor Obiang Nguema prej vitit 1979, në Kamerun në pushtet është 92-vjeçari Pil Bija prej vitit 1982, ndërsa Joveri Museveni është president i Ugandës prej vitit 1086. Shumë presidentë të tjerë afrikanë janë në pushtet me dekada.

Në Afrikë prej vitit 2020 ka pasur dhjetë grusht shtete, prej të cilave në Madagaskar dhe Guinea-Bisao ndodhën muajve të fundit.

UA është i goditur nga ulja e ndihmës së huaj, kryesisht nga SHBA-ja dhe nga BE-ja, sepse 64 për qind e buxhetit të tij përkatësisht 700 milionë dollarë janë ndihma të huaja.

Unioni afrikan, me seli në Adis Abebë paraqet mbi 1,5 miliardë njerëz, shpesh i kritikuar për moskompetencat e tij dhe mosdënimin  e mashtrimeve zgjehdore, si për shembull në Tanzani dhe në Ugandë. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан