Numri i të lënduarve në sulmin rus me fluturake pa pilot dhe raketa ndaj Kievit është rritur në 19
- Numri i të lënduarve në sulmin rus me fluturake pa pilot dhe raketa ndaj Kievit është rritur në 19, publikoi Ukrinform.
Kiev, 27 dhjetor 2025 (MIA) - Numri i të lënduarve në sulmin rus me fluturake pa pilot dhe raketa ndaj Kievit është rritur në 19, publikoi Ukrinform.
"Numri i përgjithshëm i të lënduarve në kryeqytet tani është 19, prej të cilëve 11 janë hospitalizuar", shkroi prefekti i Kievit, Vitalij Kliçko në Telegram.
"Ka edhe dëme në ndërtesat e banimit, kantieret e ndërtimit dhe në ndërmarrje. Si rezultat i sulmeve, një e treta e Kievit ka mbetur pa ngrohje qendrore", deklaroi ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha.
Rusia mbrëmë ka sulmuar disa rajone, duke përfshirë Çernigovska, Nikolaevska, Harkovska dhe Zhitomirska. mb/
Foto: EPA