MPJTJ dhe ambasadat në Doha dhe Abu Dabi u bëjnë apel qytetarëve të Maqedonisë që t’i ndjekin informacionet dhe t’i kontaktojnë për ndihmë
- Në lidhje me gjendjen aktuale të sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon që qytetarët e Maqedonisë të cilët gjenden në territoret e Shtetit të Katarit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me kujdes t'i ndjekin informatat zyrtare dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente të vendeve nikoqire.
Shkup, 28 shkurt 2026 (MIA) - Në lidhje me gjendjen aktuale të sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon që qytetarët e Maqedonisë të cilët gjenden në territoret e Shtetit të Katarit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me kujdes t'i ndjekin informatat zyrtare dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente të vendeve nikoqire.
MPJTJ përkujton shtetasit tanë se në rast të nevojës për ndihmë mund të drejtohen në kontaktet në vijim:
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Doha:
Tel: +974 50 173 111
Е-posta: doha@mfa.gov.mk
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi
Tel: +971 56 441 7532
Е-posta: abudabi@mfa.gov.mk
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme
Tel: +389 75 273 732 / +389 75 268 736
Е-posta: globalsos@mfa.gov.mk
Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Izrael, MPJTJ këtë mëngjes u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që ndodhen në territorin e këtij vendi që të monitorojnë me kujdes portalet zyrtare kombëtare të emergjencave dhe të veprojnë në mënyrë strikte në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente.
"Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga udhëtimet në vendet e këtij rajoni deri në stabilizimin e situatës së sigurisë. Sipas informatave nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, hapësira ajrore mbi Izrael është e mbyllur për fluturime civile deri në njoftimin e radhës. Të gjitha fluturimet komerciale hyrëse dhe dalëse janë pezulluar, pa njoftim specifik për rifillimin e trafikut të rregullt ajror", njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
MPJTJ përkujton shtetasit tanë se në rast të nevojës për ndihmë mund të drejtohen në kontaktet në vijim:
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv:
Tel: +972 54 500 8566
Tel: +972 54 967 0546
Е-posta: telaviv@mfa.gov.mk sa/
Foto: Fejsbuku i MPJ-së