Mickoski paralajmëroi realizimin e tre sistemeve të furnizimit me ujë - një investim me vlerë 80 milionë euro, i destinuar për 80.000 familje
- Kryeministri, Hristijan Mickoski, sot nga Karbinci paralajmëroi se këtë vit do të ketë investime në tre sisteme furnizimi me ujë, përkatësisht bëhet fjalë për projektet Straishte, Pepelishte dhe Lisiçe.
Karbinci, 3 janar 2025 (MIA) - Kryeministri, Hristijan Mickoski, sot nga Karbinci paralajmëroi se këtë vit do të ketë investime në tre sisteme furnizimi me ujë, përkatësisht bëhet fjalë për projektet Straishte, Pepelishte dhe Lisiçe.
Investimi është rreth 80 milionë euro dhe është i destinuar për 80.000 familje. Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, kryeministri Mickoski deklaroi se bëhet fjalë për një projekt të financuar nga banka gjermane KF. Theksoi edhe se ky investim kishte ngecur sepse, siç tha, qeveria e mëparshme donte të impononte zgjidhjen e vet kadrovike.
"Pasi kishte ngecur, sepse qeveria e mëparshme donte të impononte një zgjidhje kadrovike që do ta udhëhiqte atë institucion, dhe financimi u ndërpre, sepse ajo zgjidhje kadrovike ishte jokompetente, këtë vit po fillojmë me realizimin e tre sistemeve të tilla të furnizimit me ujë", tha Mickoski.
Ai theksoi se të tre projektet janë për furnizimin me ujë të zonave bujqësore, por edhe për lloje të tjera të përdorimit teknik të këtij uji. Ai vuri në dukje se ky projekt kishte ngecur prej vitesh dhe qytetarët po paguanin interesa për të.
"Është dëm që ligji është kështu siç është. Është dëm që e fshinë Kodin Penal. Përndryshe, kjo është drejtpërdrejt në dëm të qytetarëve dhe qindra mijëra euro janë paguar për interesa. Pse? Sepse dikush ishte i frustruar që propozimi i tij për një zgjidhje kadrovike nuk u vendos në krye të atij institucioni dhe për këtë arsye nuk e aktivizoi atë institucion, por interesi po rrjedhte dhe qytetarët po paguanin atë interes dhe do të duhet të gjendet një mënyrë për t'i mbajtur përgjegjës këta njerëz, të cilët vendosën të shpenzojnë para publike pa mëshirë për shkak të frustrimit të tyre", porositi Mickoski.
Foto: Qeveria