Mickoski: Ka naftë, qytetarët duhet të jenë të qetë, Qeveria do të ndërhyjë menjëherë nëse ka rritje dramatike të çmimeve
- Ka mjaftueshëm naftë dhe derivate të naftës, qytetarët duhet të jenë të qetë, ndërsa Qeveria do të ndërhyjë menjëherë nëse ka rritje dramatike të çmimeve, tha sot kryeministri Hristijan Miskoski.
Shkup, 7 mars 2026 (MIA) - Ka mjaftueshëm naftë dhe derivate të naftës, qytetarët duhet të jenë të qetë, ndërsa Qeveria do të ndërhyjë menjëherë nëse ka rritje dramatike të çmimeve, tha sot kryeministri Hristijan Miskoski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit të kampusit të ri të Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup, Mickoski përmendi se nuk do të komentojë vendimet e Komisionit Rregullator të Energjisë, sepse ai institucion, siç tha, është i pavarur dhe merr vendime bazuar në metodologji".
"Kishim një takim me distributorët më të mëdhenj të naftës dhe derivateve të naftës. Konkluzioni i përbashkët ishte se ka mjaftueshëm naftë dhe derivate të naftës. Qytetarët duhet të jenë të qetë, çmimi këtu është më i ulët se te shtetet fqinje. Nëse një litër në Serbi është 120 denarë, këtu është 70, është e njëjtë nëse e krahasojmë me Kosovën dhe Shqipërinë. Edhe një herë, si Qeveri, po tregojmë se standardi i qytetarëve tanë është mbi të gjitha. Nëse ka një rritje dramatike të çmimit të naftës dhe derivateve të naftës, Qeveria do të ndërhyjë menjëherë, që të martën në një seancë të rregullt. Kemi disa opsione, nëse do të ulim akcizën apo TVSH-në, absolutisht do të qëndrojmë në mbrojtje të asaj që është në interesin tonë, ai është standardi i qytetarëve tanë", nënvizoi Mickoski.
Sipas tij, inflacioni dhe kostoja e jetesës në janar ishin në 3.1 për qind, por ai pret që këto shifra të stabilizohen në shkurt dhe të jenë nën tre për qind.
"Është mirë që autorët e të ashtuquajturës shportë minimale sindikale deklaruan publikisht se publiku ishte i manipuluar dhe se nuk ishte një shportë minimale, por një shportë mesatare e përpunuar nga sindikata. Pas disa muajsh, publiku u bind për këto manipulime politike. Ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi përmes ISHT-së dhe Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, po ndryshojmë edhe ligjin, duke rritur gjobat me 10-20 herë. Çdo sjellje e padrejtë ose devijuese në tregje do të ndëshkohet më rëndë dhe ashpër. Sa i përket rritjes së çmimit të energjisë edhe në kohën më të vështirë, kur erdhëm në pushtet si qeveri, nuk e rritëm çmimin e energjisë, kur bëhet fjalë për energjinë elektrike. Disa nga partitë opozitare, nga njëra anë, thonë se po luftojnë për interesat e qytetarëve dhe nga ana tjetër akuzojnë Qeverinë se po i shet energji elektrike furnizuesit me një çmim kaq të ulët. Këto janë politika hipokrite, të bazuara në standarde të dyfishta", theksoi kryeministri.
Ai konfirmoi se kishte informacione për ndalime të supozuara të mbushjes së naftës në disa pika karburanti pas 22 orësh, por, siç informoi, po bëhen kontrolle vazhdimisht në terren.
"Kishte informacione të tilla, ISHT është në terren, kemi informacione për atë që po ndodh, çdo sjellje devijante do të sanksionohet në përputhje me ligjin. Ne si Qeveri absolutisht qëndrojmë pas qytetarëve, ata janë interesi ynë që duhet të mbrohen dhe këtë e kemi bërë për gati dy vjet", përsëriti Mickoski.
Në pyetjen nëse ishte i shqetësuar për një tronditje të re inflacioni lidhur me luftën në Lindjen e Mesme, kryeministri u përgjigj se Qeveria po e monitoron nga afër situatën dhe do të ndërhyjë nëse është e nevojshme.
"Mundësia e inflacionit të ri, nëse vazhdon kriza në Gjirin Persik, e mundur dhe absolutisht është në tryezë dhe ne po reagojmë në përputhje me zhvillimin e ngjarjeve. Ne nuk jemi një garniturë politike që dëshiron të mbjellë frikë, por jemi një garniturë që parashikon sfida, ofron zgjidhje dhe përpiqet të ketë një atmosferë të ndryshme në shoqëri", ka thënë Mickoski.
Foto: MIA