• понеделник, 16 март 2026
MIA Paralajmërime MKD

14 mars 2026

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski do të mbajnë fjalim në Konferencën Ndërkombëtare për Aspektet Institucionale dhe Klinike dhe Zgjidhjet pas Zjarrit në Koçan. (h. "Hilton"/9:30, regjistrimi i pjesëmarrësve/8:30-9:30)

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska do të mbajë fjalim në hapjen e garës së nxënësve në robotikë edukative "First Lego League 2025-2026 UNEARTHED Chall-lenge", organizuar nga Akademia e Robotikës dhe Inovacioneve. (Diamond Mall/10:00)

Shkup - Organizata "Unë jam grua" në bashkëpunim me Klubin e Start-upeve në Shkup, realizon forumin e grave "Women Economic Forum: Smart Money Talks", që zgjat nga ora 12:00 deri në 14:00. Fokusi është në autorizimin ekonomik të grave, aftësitë financiare dhe ndarjen e përvojave nga lideret femra në biznes. Paneliste janë: Jasmina Hristovska, krijuese e "Moneta", Kristina K. Pavleska, këshilltare në BPRMV, Kostandina Zafirovska, drejtoreshë e përgjithshme në IT Labs dhe Ana Labor, pronare e "Duhot na Prespa". (Klubi i Start-upeve Shkup, Sreka bar Aerodrom 12:00)

______________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

Остани поврзан