MF: Konfirmohet rejtingu kreditor nga “Standard dhe Purs” dhe “Fiç” - perspektivë e qëndrueshme dhe kontinuitet i politikave ekonomike
- Agjencitë e rejtingut kreditor “Standard & Poor's” dhe “Fitch” konfirmuan profilin e qëndrueshëm kreditor të vendit në pasqyrën e tyre gjysmëvjetore.
Shkup, 6 prill 2026 (MIA)- Agjencitë e rejtingut kreditor “Standard & Poor's” dhe “Fitch” konfirmuan profilin e qëndrueshëm kreditor të vendit në pasqyrën e tyre gjysmëvjetore.
“Standard & Poor's” realizoi pasqyrën e rregullt gjysmëvjetore të rejtingut kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e kalendarit të rejtingut sovran për rajonin EMEA (Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë).
Bëhet fjalë për procedurë standarde në përputhje me rregullativën evropiane, gjatë së cilës kryhet vlerësim i treguesve aktualë ekonomikë dhe fiskalë, si dhe zhvillimet e tregut. Në kuadër të pasqyrës gjysmëvjetore nuk është publikuar asnjë përditësim i ri kërkimor, gjë që tregon se faktorët kryesorë që ndikojnë në rejtingun kreditor të vendit mbeten të pandryshuar.
Njëkohësisht, muajin e kaluar “Fitch” realizoi rishikimin e rregullt të rejtingut kreditor të vendit, ku rezultati i shqyrtimit ishte “Revieë – No Action”, përkatësisht nuk ka ndryshim të rejtingu kreditor ekzistues dhe nuk do të publikohet raport i veçantë.
Me këtë, të dy agjencitë e kreditimit konfirmojnë profilin e qëndrueshëm kreditor të Republikës së Maqedonisë, duke mbajtur të pandryshuar faktorët kyç që ndikojnë në rejtingun kreditor.
Në kuadër të raporteve të fundit të publikuara, “Standard & Poor’s” e mbajti rejtingun kreditor të shtetit në nivelin “BB-” me perspektivë stabile, ndërsa “Fitch” konfirmoi rejtingun kreditor në nivelin “BB+” me perspektivë stabile.
Konfirmimi i rejtingjeve kreditore përbën sinjal të qartë për stabilitetin e politikave makroekonomike, nivelin e moderuar të borxhit publik dhe aftësinë që ka shteti që t’i servisoj rregullisht dhe në kohë detyrimet e tij financiare.
Në të njëjtën kohë, kjo tregon vazhdimësi në zbatimin e politikave ekonomike dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë në kushtet e rritjes së pasigurisë globale.
Sipas vlerësimeve të agjencive kreditore, rritja ekonomike mbështet nga rritja e investimeve publike, veçanërisht në kuadër të projekteve të mëdha infrastrukturore, si dhe nga rritja e konsumit të popullatës.
Vlerësimi kreditor paraqet indikator të rëndësishëm për investitorët dhe tregjet financiare ndërkombëtare, sepse e reflekton nivelin e riskut dhe besimin në politikat ekonomike të shtetit.
“Konfirmimi i rejtingjeve nga të dyja agjencitë kreditore ndërkombëtare është sinjal i rëndësishëm për besimin në politikat ekonomike dhe inkurajon vazhdimin e reformave, me qëllim të sigurimit të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe standardit më të mirë të jetesës për qytetarët”, tha ministrja e Finanacave Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Foto: MF