Magjar: Kufizimet e çmimeve të karburanteve do të mbeten në fuqi edhe pas marrjes së pushtetit
- Lideri i partisë "TISA", Peter Magjar, njoftoi se kufizimet e çmimeve të benzinës dhe naftës do të mbeten në fuqi edhe pas formimit të qeverisë së re në Hungari.
Budapest, 17 prill 2026 (MIA) - Lideri i partisë "TISA", Peter Magjar, njoftoi se kufizimet e çmimeve të benzinës dhe naftës do të mbeten në fuqi edhe pas formimit të qeverisë së re në Hungari.
Në një postim në profilin e tij të fejsbukut Magjar theksoi se marrëveshja ishte arritur pas bisedimeve me drejtorin ekzekutiv të "MOL", Zholt Hernadi, në takimin ku morën pjesë përfaqësues të partisë dhe të drejtuesve të kompanisë.
"Është siguruar furnizim i vazhdueshëm me karburant, edhe në kushte turbulencash në tregjet globale", thuhet në deklaratën e Magjar.
Ai i bëri thirrje kryeministrit në largim Viktor Orban që të paktën deri në fund të muajit maj ta zgjasë masën për uljen e akcizave të karburanteve, e cila skadon më 30 prill.
Magjar njoftoi se me Hernadin ka biseduar edhe për dividentin prej 25 miliardë forintash (rreth 68,7 milionë euro), të cilin "MOL" planifikonte t’ia paguante Kolegjiumit "Matias Korvinus", duke theksuar se do të veprohet në përputhje me rregulloret në fuqi.
Më herët, presidenti i Hungarisë, Tamash Shulok, njoftoi se do ta propozojë Magjarin për mandatar për formimin e qeverisë së re, si lider i partisë që fitoi më shumë vota në zgjedhjet parlamentare. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s