• понеделник, 19 јануари 2026

Lavrov: Rusia e kundërshton pavarësinë e Tajvanit në çfarëdo lloj forme

Lavrov: Rusia e kundërshton pavarësinë e Tajvanit në çfarëdo lloj forme

Moskë, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Rusia kundërshton pavarësinë e Tajvanit në çdo formë dhe e konsideron ishullin një pjesë integrale të Kinës, deklaroi shefi i Diplomacisë ruse, Sergej Lavrov në një komunikatë të lëshuar sot.

Në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve ruse, Lavrov i bëri thirrje gjithashtu Japonisë të "shqyrtojë me kujdes" atë që ai e përshkroi si një rrugë drejt militarizimit.

Lavrov në intervistë deklaroi se një kontingjent evropian, nëse vendoset në Ukrainë, do të bëhet një objektiv legjitim për forcat e armatosura ruse.

"Politikanët evropianë nuk ndjejnë keqardhje jo vetëm për ukrainasit, por as për popullsinë e tyre", tha ministri rus i Punëve të Jashtme, duke shtuar se "kjo është vërtetuar nga bisedimet aktuale në Evropë për dërgimin e kontingjenteve ushtarake në Ukrainë.

"Ne e kemi thënë tashmë njëqind herë se në një rast të tillë ata do të bëhen një objektiv legjitim për forcat tona të armatosura", kujtoi Lavrov.

Udhëheqësit e vendeve kryesore evropiane njoftuan në mesin e dhjetorit se garancitë e sigurisë për Kievin duhet të përfshijnë krijimin e një "force shumëkombëshe për Ukrainën" të udhëhequr nga fuqitë evropiane. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан