Lavrov dhe Aragçi biseduan për zgjidhje diplomatike të krizës në Lindjen e Mesme
- Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov dhe homologu i tij iranian Abas Aragçi biseduan për mundësitë për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme, kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
Moskë, 28 mars 2026 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov dhe homologu i tij iranian Abas Aragçi biseduan për mundësitë për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme, kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
Në një kumtesë zyrtare citohet se ministrat detajisht e kanë shqyrtuar "krizën ushtarake-politike të ndërlikuar", e cila, sipas Moskës është rezultat i "agresionit të pajustifikuar amerikano-izraelit kundër Iranit".
Lavrov dhe Aragçi shkëmbyen pikëpamje mbi ridrejtimin e konfliktit ndaj rrugës diplomatike të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe interesat legjitime të të gjitha vendeve në rajon.
Lavrov, gjithashtu ka informuar për dërgesën më të re të ndihmës humanitare ruse për Iranin. Edhe pse Moska dhe Teherani kanë marrëveshje për partneritet strategjik që përfshin bashkëpunim ushtarak dhe energjetik, kjo nuk e përfshin obligimin për mbrojtje të ndërsjellë. sa/
foto: arkivi