• недела, 19 април 2026

Kryeministri spanjoll Sançez bëri thirrje për riformim të KB-së

Kryeministri spanjoll Sançez bëri thirrje për riformim të KB-së

Barcelonë, 19 prill 2026 (MIA) - Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez, i cili tuboi rreth 20 lideër botërorë majtistë në Barcelonë, deklaroi se nevojitet të Kombet e Bashkuara të riformohen.

Qeveritë e Spanjës, Brazilit dhe Meksikës bënë thirrje për ta ndihmuar Kubën.

"Besojmë në rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, por sistemi multilateral ka nevojë për ripërtëritje. Kombet e Bashkuara do të mund të mbijetojnë vetëm nëse e paraqesin realitetin", deklaroi Pedro Sançez në samitin "Në mbrojtje të demokracisë".

I rrethuar nga burrështetas nga vende si Brazili, Meksika dhe Afrika Jugore, ndikimi ekonomik i të cilave u rrit në dekadat e fundit, socialisti spanjoll deklaroi se nevojitet një KB më demokratike dhe më përfaqësuese.

"Erdhi koha që KB-ja të ripërtërihet dhe, pse jo, të kryesohet nga një grua", tha Sançez.

Pjesëmarrësit në samit paralajmëruan se nevojitet sërish të vendosen rregullat në mënyrë që disa vende të mos mund t'i sulmojnë të tjerët në mënyrë arbitrare, duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare.

"Shohim sulme ndaj sistemit multilateral dhe normalizim të rrezikshëm të përdorimit të forcës", paralajmëroi Sançez, duke i cekur Izraelin, SHBA-në dhe Rusinë. ab/

Fotо: МIА arkivi

Остани поврзан