Kroacia nga 1 janari e ndërmerr kontrollin dhe mbrojtjen e hapësirës personale ajrore
- Kroacia do të marrë përsipër kontrollin dhe mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë shumërolësh Rafale si pjesë e sistemit të integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s nga 1 janari, njoftoi sot Ministria kroate e Mbrojtjes.
Zagreb, 27 dhjetor 2025 (MIA) - Kroacia do të marrë përsipër kontrollin dhe mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë shumërolësh Rafale si pjesë e sistemit të integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s nga 1 janari, njoftoi sot Ministria kroate e Mbrojtjes.
"Përmes trajnimit intensiv të personelit në procesin e futjes në përdorim operacional të avionëve luftarakë shumërolësh Rafale, është arritur një nivel gatishmërie për zbatimin e detyrës së mbrojtjes së hapësirës ajrore në kohë paqeje brenda kornizës së sistemit të integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s", thuhet në komunikatë.
Në vitin 2021, Kroacia ka blerë 12 aeroplanë të përdorur Rafale F3R për 1,13 miliardë euro, raportuan mediat kroate. mb/
Foto: EPA