Krmelini: Nëse Ukraina dëshiron paqe duhet t'i tërheqë ushtarët nga Donbasi
- Nëse Ukraina dëshiron paqe duhet t'i tërheqë ushtarët e vet nga disa pjesë të Donbasit, nëse nuk arrihet paqja do të humbë akoma më shumë territor, kumtoi sot Kremlini.
Moskë, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Nëse Ukraina dëshiron paqe duhet t'i tërheqë ushtarët e vet nga disa pjesë të Donbasit, nëse nuk arrihet paqja do të humbë akoma më shumë territor, kumtoi sot Kremlini.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dje bisedoi me kolegun amerikan Donald Tramp, para takimit të tij me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov theksoi se është planifikuar që Putini dhe Trampi të kenë edhe një bisedë telefonike. Por, demantoi se është planifkuar bisedë telefonike Putin - Zelenski.
Peskov nuk e komentoi idenë për zonë të lirë ekonomike në Donbas, si dhe të ardhmen e elektranës bërthamore Zaporozhje, me të cilën menaxhon Rusia.
Sipas vlerësimeve ruse, Moska për momentin kontrollon një të pestën e Ukrainës, përfshirë edhe Krimenë, të cilën e anektoi në vitin 2014, rreth 90 për qind të Donbasit, 75 për qind të rajoneve Zaporozhje dhe Herson, si dhe pjesë më të vogla të rajoneve Harkov, Sumi, Nikollaev dhe Dnjepropetrovsk. ab/
foto: МIА arkivi