• вторник, 30 декември 2025

Kremlini: Putini i tha Trampit se po ndryshon qëndrimin pas sulmit ukrainas ndaj rezidencës

Kremlini: Putini i tha Trampit se po ndryshon qëndrimin pas sulmit ukrainas ndaj rezidencës

Moskë, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit amerikan Donald Tramp se Rusia po e rishqyrton qëndrimin e saj për marrëveshjen e paqes pas sulmit të supozuar me dron në rezidencën presidenciale, njoftoi sot Kremlini.

Sipas Kremlinit, Putin e informoi Trampin për sulmin gjatë telefonatës së sotme dhe i tha se pikërisht incidenti çoi në ndryshimin e qëndrimit të Rusisë në bisedimet paqësore.

Këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Juri Ushakov, tha se Putin theksoi se Rusia ende dëshiron të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje paqeje, por se sulmi e kishte detyruar Moskën të rishqyrtojë pozicionin e saj negociues.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka hedhur poshtë akuzat e Moskës se Kievi kreu një sulm ndaj rezidencës shtetërore të presidentit rus Vladimir Putin, duke i quajtur ato një tjetër gënjeshtër nga Federata Ruse.

 

 

 

Остани поврзан