• петок, 20 февруари 2026

Kosova sot shënon 18-vjetorin e themelimit të shtetit

Kosova sot shënon 18-vjetorin e themelimit të shtetit

Shkup, 17 shkurt 2026 (MIA)- Qytetarët e Kosovës sot shënojnë 18-vjetorin e themelimit të shtetit. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në përputhje të plotë me rekomandimet e të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari dhe me Propozimin e tij gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga deputetët pjesëmarrës.

Deklarata e Pavarësisë u miratua në mënyrë unanime nga 109 deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. 

Ndryshe, në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, institucionet kanë organizuar një mori aktivitetesh.

Остани поврзан