• сабота, 07 март 2026

Katër të vdekur dhe dhjetë të plagosur në një sulm rus mbi Harkov

Katër të vdekur dhe dhjetë të plagosur në një sulm rus mbi Harkov

Harkov, 7 mars 2026 (MIA) – Të paktën katër persona janë vrarë, ndërsa dhjetë janë plagosur në sulmin rus ndaj një ndërtese banesore në Harkov në lindje të Ukrainës gjatë natës, njoftuan autoritetet ukrainase. 

“Si rezultat i sulmit armiqësor, një ndërtesë pesëkatëshe banesore në Harkov është shkatërruar pjesërisht. Ndërtesa banesore fqinje gjithashtu është dëmtuar”, shkroi në Telegram Oleg Sinebugov, shef i administratës rajonale ushtarake. 

Kryetari i qytetit, Igor Terehov, deklaroi se katër persona u vranë. Sinebugov tha se dhjetë persona janë plagosur, në mesin e të cilëve dy djem të moshës prej 6 dhe 11 vjet dhe një vajzë 17-vjeçare. 

Në një qytet tjetër në Rajonin e Harkovit, Çuguev, kryetarja Galina Minaeva shkroi në Telegram se dy persona janë plagosur në “sulm armiqësor me dron” që goditi një ndërtesë banesore në qendër të qytetit. 

Në mbarë Ukrainën mbrëmë ishte shpallur alarm për shkak të sulmeve ajrore ruse. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан