• сабота, 28 март 2026

Izraeli kreu sulme ndaj periferive jugore të Bejrutit pas sulmit me raketa nga Hezbollahu

Izraeli kreu sulme ndaj periferive jugore të Bejrutit pas sulmit me raketa nga Hezbollahu

Bejrut, 6 mars 2026 (MIA) - Izraeli kreu një seri sulmesh mbi periferin jugore të Bejrutit pasi lëvizja shiite Hezbollah njoftoi se kishte lëshuar raketa drejt pjesës veriore të Izraelit, raportoi DPA. 

Sipas shërbimeve të sigurisë libaneze, pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë janë plagosur në një sulm izraelit mbi një ndërtesë banimi në qytetin port jugor libanez Sidon. Sipas burimeve të njëjta, njëri nga të vdekurit ka të ngjarë të ketë qenë anëtar i Hamasit.

Ndërkohë, re të dendura tymi u ngritën mbi periferinë Dahie, një zonë e shumë populluar që konsiderohet bastion kryesor i Hezbollahut. Pak para serisë së fundit të sulmeve, armata izraelite njoftoi se do të sulmonte infrastrukturën e lëvizjes.

Forcat e përkohshme të KB-së në Liban (UNIFIL) njoftuan se që nga e hëna nga Libani drejt Izraelit janë lëshuar rreth 250 raketa. Deri tani nuk ka informacione për viktima nga pala izraelite.

Sipas shtabit të krizës së qeverisë libaneze, përafërsisht 100,000 persona janë vendosur në strehimore të përkohshme. Numri real i të zhvendosurve ka të ngjarë të jetë më i madh, pasi shumë banorë janë zhvendosur në pjesë të tjera të Bejrutit ose kanë gjetur strehim në hotele dhe apartamente të marra me qira.

Hezbollahu bëri thirrje urgjente për banorët e veriut të Izraelit që të evakuohen nga zonat brenda një rrezeje prej pesë kilometrash nga kufiri libanez, duke theksuar se në atë zonë janë vendosur "mjete ushtarake dhe transportues të blinduar". Paralajmërimi erdhi pas një thirrjeje të ngjashme nga Izraeli drejtuar banorëve të pjesëve të mëdha të Libanit. qa/

 

 

Остани поврзан