Irani e mbyll hapësirën ajrore gjashtë orë pas shpërthimeve
- Pas shpërthimeve të shumta që tronditën Iranin sot, vendi vendosi ta mbyllë hapësirën e tij ajrore pas gjashtë orësh, deklaroi zëdhënësi i Organizatës për aviacion civil, Maxhid Ahavan.
Teheran, 28 shkurt 2026 (MIA) - Pas shpërthimeve të shumta që tronditën Iranin sot, vendi vendosi ta mbyllë hapësirën e tij ajrore pas gjashtë orësh, deklaroi zëdhënësi i Organizatës për aviacion civil, Maxhid Ahavan.
Në një bisesë për agjencinë gazetareske IRNA, Ahavam tha se hapësira ajrore do të mbyllet për të siguruar sigurinë në ajër.
Shpërthime të shumta janë dëgjuar në pjesë të ndryshme të Teheranit, ndërsa tym i dendur ishte i dukshëm në qendër të qytetit.
Sipas raporteve, shpërthimet kanë ndodhur në dy lokacione të ndryshme në Teheran.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, paraprakisht tha se Izraeli ka filluan një sulm parandalues ndaj Iranit për t'i mënjanuar kërcënimet për sigurinë e vendit dhe se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në mbarë vendin. sa/
foto: Arkivi