Interi e ndërpeu serinë e tri ndeshjeve pa fitore
- Interi mbrëmë e ka mposhtur Romën me rezultatin 5:2 në shtëpi në një ndeshje të xhiros së 31-të të Serie A të italisë.
Milano, 6 prill 2026 (MIA) - Interi mbrëmë e ka mposhtur Romën me rezultatin 5:2 në shtëpi në një ndeshje të xhiros së 31-të të Serie A të italisë.
Lautaro Martinez shënoi dy gola për vendasit (minutat e 1-rë dhe e 52-ta). Hakan Çalhanoglu (45 + 2), Markus Turam (minuta e 55-të) dhe Nikolo Barella (minuta e 63-të) shënuan nga një gol secili.
Për mysafirët nga Roma shënuan Xhanluka Mançini (minuta e 40-të) dhe Lorenco Pelegrini (70-ti).
Interi (72 pikë) i dha fund një serie prej tre ndeshjesh pa fitore dhe mbetet në krye të Serie A.
Roma është e gjashta në tabelë me 54 pikë. mb/
Foto: EPA