Garda revolucionare e Iranit konfirmoi se ka filluar sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit
- Garda revolucionare islamike e Iranit (IRGC) njoftoi se ka filluar "valën e parë të sulmeve të mëdha me raketa dhe dronë" ndaj Izraelit, njoftuan mediat iraniane.
Teheran, 28 shkurt 2026 (MIA) - Garda revolucionare islamike e Iranit (IRGC) njoftoi se ka filluar "valën e parë të sulmeve të mëdha me raketa dhe dronë" ndaj Izraelit, njoftuan mediat iraniane.
Në kumtesë thuhet se sulmet erdhën "si përgjigje e agresionit armiqësor dhe kriminal të armikut kundër Republikës Islamike të Iranit".
Para një ore, disa raketa balistike u lëshuan nga Iranit drejt Izraelit, por nuk ka raporte të drejtpërdrejta për viktima.
Në ndërkohë, sirenat vazhdojnë alarmin në mbarë Izraelin verior dhe jugor. sa/
foto: Arkivi