Fon der Lajen: Evropa është e gatshme të punojë me Ukrainën dhe SHBA-në për të konsoliduar përparimin në negociatat paqësore
- Kryetarja e Komisionit evropian, Ursula fon der Lajen informoi se së bashku me disa liderë të tjerë evropian ka biseduar me presidentët e SHBA-së dhe të Ukrainës, Donald Tramp dhe Volodimir Zelenski.
Bruksel, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit evropian, Ursula fon der Lajen informoi se së bashku me disa liderë të tjerë evropian ka biseduar me presidentët e SHBA-së dhe të Ukrainës, Donald Tramp dhe Volodimir Zelenski.
"Patëm një bisedë të mirë njëorëshe për takimin e tyre lidhur me negociatat paqësore. Pati përparim të mirë, të cilin e përshëndetëm", njoftoi Fon der Lajen në X.
Ajo shton në njoftim se Evropa është e gatshme të vazhdojë të punojë me Ukrainën dhe partnerët e saj amerikanë për ta konsoliduar këtë përparim.
"Më e rëndësishmja për këtë përpjekje është që të ketë garanci të forta sigurie që nga dita e parë", shtoi Fon der Lajen në njoftim.
Trampi dhe Zelenski dje u takuan në Florida për të biseduar mbi planin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në konferencën për mediat që u mbajt pas përfundimit të takimit vonë mbrëmë, të dy udhëheqësit theksuan se është arritur përparim drejt një marrëveshjeje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s