• понеделник, 16 март 2026

Finalisima mund të luhet në dy ndeshje në Argjentinë dhe Spanjë

Finalisima mund të luhet në dy ndeshje në Argjentinë dhe Spanjë

Buenos Ajres, 14 mars 2026 (MIA) - Organizatorët e Finalisimas mendojnë për dy ndeshje mes Spanjës dhe Argjentinës, njoftoi "TNT Sports".

Këtë opsion e propozoi Federata argjentinase e futbollit (AFA), e cila nuk dëshiron që Finalisima të luhet në "Santiago Bernabeu" në Madrid.

Ndeshja mes fituesit të Kampionatit evropian dhe fituesit të Kopa Amerika fillimisht u caktua të luhet në stadiumim "Lusail" në Katar, por ekipet nuk janë të gatshme të udhëtojnë në Lindjen e Mesme për shkak të eskalimit të konfliktit ushtarak që filloi më 28 shkurt pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Më 12 mars u publikua se Finalisima, e caktuar për në Doha, me siguri do të zhvendoset në Madrid më 27 mars. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан