• четврток, 25 декември 2025

Dimitrieska-Koçoska: Transformimi digjital dhe teknologjitë e reja janë çelësi për rritje të qëndrueshme ekonomike

Dimitrieska-Koçoska: Transformimi digjital dhe teknologjitë e reja janë çelësi për rritje të qëndrueshme ekonomike

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Transformimi digjital, inteligjenca artificiale dhe siguria kibernetike janë shtyllat kryesore dhe prioritetet e politikës ekonomike dhe fiskale të vendit, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në fjalimin e saj hyrës në ngjarjen: "The Economist MeetUp - The World Ahead",  – “Këshilli 2026” që u mbajt në Shkup.

Siç theksoi ministrja, në kushtet e pasigurive globale ekonomike dhe gjeopolitike, ndryshimeve të përshpejtuara teknologjike dhe transformimit të modeleve ekonomike, ngjarjet e tilla janë thelbësore për një dialog të hapur dhe të argumentuar midis politikë bërësve, komunitetit të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim krijimin e përbashkët të ekonomisë së qëndrueshme, konkurruese dhe rezistente.

ieska-Koçoska tha se Ministria e Financave dhe Qeveria janë të përkushtuar fuqishëm ndaj modernizimit, inovacioneve, dhe qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike, ku theks të veçantë i vihet tejkalimit të sfidave strukturore afatgjate të cilat kufizojnë produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe besimin ndaj institucioneve.

“Digjitalizimi do të thotë institucione më efikase dhe më transparente, më pak burokraci, arkëtim më të mirë të të hyrave publike dhe mjedis më të drejtë afarist. Siguria kibernetike është parakusht për një sistem financiar të sigurt dhe të qëndrueshëm, ndërsa inteligjenca artificiale veçmë ka hapur mundësi të reja për industrinë, sektorin financiar dhe tregun e punës”, theksoi ministrja.

Ajo shtoi se transformimi digjital, zbatimi i inteligjencës artificiale dhe përforcimi i sigurisë kibernetike janë pjesë integrale e Strategjisë së zhvillimit nacional 2024-2044, e cila paraqet kornizën më të lartë dhe afatgjate të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, të orientuar drejt përforcimit të konkurrencës, zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe krijimit të institucioneve funksionale dhe rezistente.

Në lidhje me politikën fiskale, Dimitrieska-Koçoska theksoi se për periudhën 2026–2030 fokusi është vendosur te konsolidimi fiskal gradual, korniza e qëndrueshme dhe e disiplinuar e financave publike dhe njëkohësisht ruajtja e niveli të lartë të investimeve kapitale, veçanërisht në infrastrukturë, transformimin digjital dhe në përkrahjen e rritjes ekonomike afatgjatë.

Ministrja, ju drejtua komunitetit të biznesit dhe investitorëve se Maqedonia është e qëndrueshme, e parashikueshme dhe e përgatitur për zhvillim të përshpejtuar, me  vizion të qartë, përkrahje të fuqishme institucionale dhe qasje partneriteti ndaj investimeve dhe inovacioneve.

Foto: Ministria e Financave

 

Остани поврзан