Bëhen të ditura duelet për gjysmëfinalen e FA Kupës
- Mançester Siti do të luajë kundër Sautemptonit në gjysmëfinalen e FA Kupës, ndërsa Çellsi do të përballet me Lidsin.
Londër, 6 prill 2026 (MIA) - Mançester Siti do të luajë kundër Sautemptonit në gjysmëfinalen e FA Kupës, ndërsa Çellsi do të përballet me Lidsin.
Ky është epilogu i shortit për gjysmëfinalen e FA Kupës të mbajtur mbrëmë.
Dje Lidsi u kualifikua në gjysmëfinalen e turneut, duke eliminuar Uest Hemin në çerekfinale (2:2, penallti 4:2).
Ditë më parë Mançester Siti e eliminoi Liverpulin, Sautemptoni ishte më i suksesshëm se Arsenali, ndërsa Çellsi ishte bindës kundër Port Vejllit.
Foto: EPA