• недела, 08 март 2026

Behtel dhe Enka konfirmon se Qeveria nuk i ka borxh asnjë denarë, largimet nga puna janë vendim dhe përgjegjësi e tyre

Behtel dhe Enka konfirmon se Qeveria nuk i ka borxh asnjë denarë, largimet nga puna janë vendim dhe përgjegjësi e tyre

Gostivar, 7 mars 2026 (MIA) – Projekti vazhdon të përparojë mirë dhe konfirmojmë se të gjitha faturat deri tani janë paguar plotësisht nga Qeveria, thuhet në përgjigjen e kompanisë së ndërtimit Behtel dhe Enka me rastin e largimit nga puna të pesëdhjetë punëtorëve nga rajoni i Gostivarit dhe Tetovës që punojnë në seksionet e autostradës së Korridorit 8.

Nga Behtel dhe Enka me kërkesë të MIA-s në lidhje me largimet që iu dhanë pesëdhjetë punonjësve me përgjigje:

“Ne jemi krenarë për trashëgiminë tonë në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore, duke realizuar qindra kilometra autostrada kryesore, duke ju dhënë prioritet punëtorëve lokal dhe duke mbështetur komunitetet dhe bizneset lokale”, thonë nga atje.

Konfirmojnë se projekti vazhdon të shënojë përparim të mirë dhe se mbeten të përkushtuar për të bashkëpunuar me Qeverinë për të ofruar një infrastrukturë autostradash që forcon lidhshmërinë, mbështet punësimin lokal dhe kontribuon në rritjen ekonomike. Nga Kompania ndërkombëtare kanë qenë të prerë dhe konfirmuan, madje se të gjitha faturat deri më tani janë paguar plotësisht nga ana e Qeverisë.

“Bashkëpunojmë ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të harmonizuar aktivitetet e ndërtimit me prioritetet nacionale. Kjo përfshin harmonizimin e niveleve të fuqisë punëtore në faza të ndryshme të projektit për të përmbushur nevojat operative", ka thënë Daniella Miloshevska.

Nga kompania shtojnë:

“Jemi të vetëdijshëm se kjo është një kohë e vështirë për ata që preken, por për shkak të natyrës së industrisë në të cilën veprojmë, shpesh ka nevojë për të zvogëluar stafin tonë për të përmbushur nevojat operative. Absolutisht nuk ka asnjë ndryshim në trajtim bazuar në kombësi. Demobilizimi ka të bëjë me një përzierje të punëtorëve ndërkombëtarë dhe lokal me procese të përcaktuara nga lloji i kontratës".

 

Остани поврзан