BE: Zgjedhjet në Kosovë dëshmuan përkushtim të fuqishëm në parimet demokratike
- - Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të djeshme, në të cilat populli i Kosovës ushtroi të drejtën e tij demokratike për të votuar, demonstruan angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike, ku pjesëmarrja aktive e të gjitha bashkësive dhe partive të tyre politike në procesin zgjedhor ishte e dukshme, theksohet në deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas dhe komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos.
Bruksel, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të djeshme, në të cilat populli i Kosovës ushtroi të drejtën e tij demokratike për të votuar, demonstruan angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike, ku pjesëmarrja aktive e të gjitha bashkësive dhe partive të tyre politike në procesin zgjedhor ishte e dukshme, theksohet në deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas dhe komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos.
“Pas ngërçit politik pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, ne presim me padurim formimin e shpejtë të Parlamentit dhe Qeverie së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet. Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në”, thuhet në deklaratën e Kallasit dhe Kosit me rastin e zgjedhjeve parlamentare të djeshme në Kosovë.
Përfaqësueset e BE-së i bënë thirrje Kuvendit të ri të Kosovës, që pas konsituimit të tij, të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, sepse, siç thanë ata, është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të shfrytëzohen plotësisht të gjitha mundësitë e ofruara nga ky instrument në dobi të popullsisë së Kosovës.
“Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja, vazhdon të jetë e vetmja mënyrë që të dy vendet të bëjnë përparim në rrugën e tyre evropiane. Ne presim që të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për udhërrëfyesin drejt normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme nga dialogu, të zbatohen pa vonesa ose parakushte të mëtejshme. BE-ja është e gatshme të presë takim të nivelit të lartë sapo të plotësohen kushtet”, shtohet në deklaratë.
Kallasi dhe Kosi theksojnë edhe se BE-ja punon në heqjen e masave ndëshkuese drejt Kosovës, duke përkujtuar se pas transferimit të rregullt të pushtetit në vetëqeverisjet lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale, ishin liruar 216 milionë euro ndihmë financiare.
“Gjithashtu, kemi për qëllim të lirojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm”, theksohet në deklaratë.
Në të përkujtohet edhe se Bashkimi Evropian formoi Mision Zgjedhor të Ekspertëve, i cili do të qëndrojë në Kosovë që t’i ndjekë procedurat pas zgjedhjeve. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s