Aviacioni izraelit e sulmoi Teheranin, ndërsa Irani me dronë Izraelin dhe bazat amerikane në EBA dhe Kuvajt
- – Armata izraelite (IDF) sot njoftoi se më shumë se 80 aeroplanë ushtarakë kryen sulme ndaj lokacioneve ushtarake, raketahedhësve dhe caqe të tjera në Teheran dhe Iranin qendror.
Tel Aviv, 7 mars 2026 (MIA) – Armata izraelite (IDF) sot njoftoi se më shumë se 80 aeroplanë ushtarakë kryen sulme ndaj lokacioneve ushtarake, raketahedhësve dhe caqe të tjera në Teheran dhe Iranin qendror.
“Më shumë se 80 aeroplanë të forcave ajrore izraelite kryen edhe një valë të sulmeve ndaj infrastrukturës së regjimit terrorist iranian”, thuhet në kumtesën e IDF-së.
Nga ana tjetër, marina iraniane njoftoi se ka filluar “valë të sulmeve masive me fluturake pa pilot” kundër Izraelit dhe forcave amerikane, njoftuan mediat shtetërore në Iran.
“Marina iraniane ka nisur një valë sulmesh masive me dronë kundër bazave amerikane dhe territoreve të pushtuara (Izraelit, i cili nuk njihet nga Irani)”, thanë forcat e armatosura të Teheranit, të cituara nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Janë sulmuar bazat Al Minhad në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), në të cilën gjenden ushtarë amerikanë, baza në Kuvajt dhe “vend strategjik” në Izrael, shtohet në kumtesë.
Alarm për sulm sot në mëngjes është publikuar në EBA për shkak të sulmit ajror mbi aeroportin në Dubai, ku u dëgjua një shpërthim i fuqishëm, pas çka u ngrit një shtyllë nga tymi.
Autoritetet në Dubai konfirmuan se ka pasur “incident të vogël i shkaktuar nga rënia e mbetjeve nga predhat ose fluturakja pa pilot, duke shtuar se askush nuk është lënduar. Në të njëjtën kohë, ata i mohuan raportet që qarkullojnë në mediat sociale për incidente në aeroportin ndërkombëtar në Dubai. fc/
Foto: EPA