Aksion ekologjik për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër
- Ndërmarrjet publike komunale realizuan sot një aksion ekologjik në kuadër të zbatimit të planit sezonal për pastrimin e qytetit dhe rritjen e vetëdijes qytetare për mbrojtjen e mjedisit.
Gostivar, 18 prill 2-26 (MIA) - Ndërmarrjet publike komunale realizuan sot një aksion ekologjik në kuadër të zbatimit të planit sezonal për pastrimin e qytetit dhe rritjen e vetëdijes qytetare për mbrojtjen e mjedisit.
Gjatë këtij aksioni u zhvilluan aktivitete për pastrimin e hapësirave publike, si dhe mbjelljen e drunjve, me qëllim përmirësimin e ambientit dhe krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për qytetarët.
Aksionit iu bashkua edhe Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve në ruajtjen e pastërtisë dhe gjelbërimit të qytetit.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për një Gostivar më të gjelbër dhe më të pastër për të gjithë.
Foto: Komuna e Gostivarit