• петок, 18 септември 2026

Administrata e Trampit po përgatitë heqjen e deri 200 mijë vizave turistike dhe afariste

Administrata e Trampit po përgatitë heqjen e deri 200 mijë vizave turistike dhe afariste

Uashington, 25 gusht 2026 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp po përgatitë heqjen e vizave turistike dhe afariste për deri 200 mijë shtetas të huaj të cilët parashtruan kërkesë për azil në SHBA.

Nëse zbatohet, masa do të paraqiste heqjen më të madhe të njëfishtë masive të vizave në historinë e SHBA-së.

Departamenti i Shtetit në javët në vijim duhet të kumtojë heqjen e vizave të ashtuquajtura B1 dhe B2, të dhëna në periudhën prej vitit 2016 deri në vitin 2026 për persona të cilët ndërkohë kanë parashtruar kërkesë për azil, ceket në dokumente të Departamentit të Shtetit, drejt të cilave erdhën mediumet.

Masa do të zbatohet në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

"Koordinojmë me Ministrinë e Punëve të Brendshme për t'i identifikuar dhe hequr vizat për shtetasit e huaj të cilët kanë arritur në SHBA duke u prezantuar si vizitorë afatshkurtë, por më pas parashtruan kërkesa për azil në mënyrë që të mbeten përgjithmonë në vend", deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tomi Pigot.

Masa mund të kontestohet para një gjykate apo të shqyrtohet plotësisht.

Prej se Trampi e mori funksionin për mandatin e tij të dytë vitin e kaluar, administrata e tij vazhdimisht po i ashpërson kufizimet për personat të cilët aplikuan për viza amerikane, përfshirë edhe me kërkesën për informata shtesë për aktivitetin e tyre në rrjetet sociale dhe me vendosje të taksave të larta për përpunimin  e vizave.

Administrata, gjithashtu, tërësisht e ndaloi dhënien e vizave për shtetas të disa vendeve të caktuara. ab/

foto/МIА arkivi