Administrata e Trampit e përqeshi Bajdenin me pllakë në Shtëpinë e Bardhë
- Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp e përqeshi ish-presidentin Xho Bajden me pllakë të vendosur në Shtëpinë e Bardhë.
Uashington, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp e përqeshi ish-presidentin Xho Bajden me pllakë të vendosur në Shtëpinë e Bardhë.
Në pllakë, Bajden është përshkruar si "presdienti më i keq në historinë amerikane" dhe pohohet se e ka sjellë kombin "në skaj të shkatërrimit". Ai e mbvan edhe nofkën "I përgjumuri Xho Bajden" (Sleepy Joe Biden), që Tramp vazhdimisht e përdorte gjatë fushatës presidenciale për ta treguar rivalin e tij si të dobët.
Mbishkrimi më tej e përsëritë pohimin e pabazë të Trampit se zgjedhjet e vitit 202, në të cilat fitoi Bajden, ishin kurdisur dhe ia le fajin demokratit për fillimin e luftës së Rusinë në Ukrainë në vitin 2022, transmeton DPA.
Pllaka është pjesë e galerisë së portreteve presidenciale e vendosur paraprakisht në Shtëpinë e Bardhë. Kur u zbulua galeria, mungesa e Bajdenit tërhoqi vëmendje: në vend të portretit të tij, ishte shfaqur një fotografi nga autopeni - pajisje mekanike që përdoret për riprodhim automatik të nënshkrimeve të dorës.
Presidentët amerikanë gjatë kohë përdorin autopen për gjëra rutonore administrative. Megjithatë, republikanët e akuzuan administratën e Bajdenit se e ka prëdorur pajisjes për nënshkrim të faljeve të shumta pa dijen apo lejen e drejtpërdrejtë të Bajdenit.
Republikanët, gjithashtu, vazhdimisht e sillnin në pikëpyetje aftësinë e Bajdenit, i cili kohë më parë mbushi 83 vite, që tërësisht t'i kryejë detyrat e veta nga fundi i mandatit, i cili përfundoi në janar 2025. Bajden paraprakisht këtë vit për "njujork Tajms" deklaroi se ai verbalisht i ka miratuar të gjitha faljet e bëra në fund të mandatit të tij. ab/
foto: Tramp në Truth Soushëll