Zvicra dëshiron të jetë nikoqire e Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2030, 2034 ose 2038
- Zvicra dëshiron të jetë nikoqire e Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2030, 2034 ose 2038. Këtë e ka bërë të ditur shërbimi për shtyp i Komitetit Olimpik.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:08, 14 gusht, 2023

Bern, 14 gusht 2023 (MIA) - Zvicra dëshiron të jetë nikoqire e Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2030, 2034 ose 2038. Këtë e ka bërë të ditur shërbimi për shtyp i Komitetit Olimpik.
Zviceranët planifikojnë të largohen nga koncepti i mbajtjes së Lojërave Olimpike në një qytet dhe duan të jenë nikoqir i Lojërave në qytete të ndryshme të vendit.
Është planifikuar të zbatohet anketë e popullatës dhe të prezantohet një raport për qëndrimin e zviceranëve ndaj konceptit të ri.
Vendi ishte nikoqir i Lojërave Dimërore në vitet 1928 dhe 1948, kur lojërat u mbajtën në Shën Moric.
Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2026 do të zhvillohen në Milano të Italisë. qa/ar
Foto: EPA