Zubimendi ka nënshkruar për Arsenalin
- Reprezentuesi spanjoll Martin Zubimendi është futbollisti i ri i Arsenalit, njoftoi sot klubi londinez. Zubimendi vjen në Arsenal nga Real Sosiedad.
- Post By Besnik Shuki
- 14:17, 6 korrik, 2025
Londër, 6 korrik 2025 (MIA) - Reprezentuesi spanjoll Martin Zubimendi është futbollisti i ri i Arsenalit, njoftoi sot klubi londinez. Zubimendi vjen në Arsenal nga Real Sosiedad.
Sipas mediave angleze, mesfushori 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë shumëvjeçare me Arsenalin në transfer me vlerë rreth 59 milionë euro.
Për Zubimendin paradokohe u interesua edhe Reali i Madridit, ndërsa futbollisti spanjoll vitin e kaluar e ka refuzuar ofertën për transfer në Liverpul.
Zubimendi është përforcimi i dytë i Arsenalit në afatin kalimtar të verës, pasi portieri spanjoll Kepa Arizabalaga arriti nga Çellsi në transfer me vlerë pesë milionë funta. bsh/
Foto: EPA