Zoran Trifunovski emërohet drejtor i ri i Hekurudhave
- - Qeveria në mbledhjen e sotme e emëroi Zoran Trifunovskin drejtor të ri të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore - Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup.
- Post By Fitore Curri
- 19:42, 6 qershor, 2023
Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme e emëroi Zoran Trifunovskin drejtor të ri të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore - Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup.
Trifunovski vjen në vendin e Hari Llokvenecit, i cili sot dha dorëheqje. Dorëheqjen, siç deklaroi për MIA-n e ka dhënë për shkaqe personale. Llokvenec ishte në funksionin drejtor në NP HRMV - Infrastrukturë nga nëntori i vitit 2020.
"Qeveria vendosi t'i rekomandojë Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore - Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup, shkarkimin e Hari Lokvenecit nga pozita e drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore - Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup, me kërkesë të tij. Është vendosur që Zoran Trifunovski të emërohet ushtrues i detyrës së drejtorit", thuhet në kumtesën e shërbimit për infomim të qeverisë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s