• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarri pyjor pranë fshatit Stepanci në Komunën e Çashkës është shuar nga toka dhe nga qielli

Zjarri pyjor pranë fshatit Stepanci në Komunën e Çashkës është shuar nga toka dhe nga qielli

 Veles, 27 gusht 2024 (MIA) - Në zjarrin pyjor në fshatin Stepanci, në të cilin digjet një pyll i përzier prej të shtunës, që nga mëngjesi i sotëm përveç nga toka, për shuarjen e tij është përfshirë edhe një “er-traktor” i Qendrës për Menaxhim me Kriza. Në shuarjen e tij, përveç punonjësve të Ekonomisë Pyjore  “Babuna” të cilët janë në terren që nga e shtuna, janë përfshirë edhe pjesëtarë të Armatës, nga MPB, SPB Veles, të punësuarit në Komunën e Çashkës dhe popullata lokale.

 Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se për momentin nuk ka rrezik për shtëpitë në fshatin Stepanci. Në shuarjen e zjarrit ditën e djeshme në ndihmë janë thirrur edhe zjarrfikësit nga NJTZ Veles, të cilët kanë dalë në terren me një automjet dhe katër zjarrfikës.

 Sipas QMK-së, ky zjarr i madh pyjor në të cilin digjet pylli cilësor shtrihet në territorin afër fshatit Stepanci, në vendin e quajtur Kadiica në kufirin ndërmjet Komunës së Çashkës dhe Komunës së Dollnenit.

 Zjarri në fshatin Omoran, në Komunën e Çashkës, i cili gjithashtu përsëri ka shkpërthyer të shtunën, sipas QMK-së, në malin Mukos në vendin e quajtur Koteva Krusha, atari i fshatit Omorani, është shuar nga reshjet e shiut. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR