Zjarri po i afrohet fshatit Vërbicë të Koçanit
- Zjarri që nga dje ka shpërthyer në Komunën Çeshinovë-Obleshevë, ndërsa sot edhe në Komunën e Probishtipit, pasditen e sotme është afruar në njëqind metra distancë ajrore nga fshati Vërbicë e Koçanit, informon drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov i cili ndodhet në fshat.
- Post By Fami Bajrami
- 16:39, 26 gusht, 2023

Koçan- Probishtip, 26 gusht 2023 (MIA) - Zjarri që nga dje ka shpërthyer në Komunën Çeshinovë-Obleshevë, ndërsa sot edhe në Komunën e Probishtipit, pasditen e sotme është afruar në njëqind metra distancë ajrore nga fshati Vërbicë e Koçanit, informon drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov i cili ndodhet në fshat.
Ai thekson se ky fshat edhe para dhjetë ditësh ka qenë i rrezikuar nga flakët dhe për momentin në terren ndodhen siç thotë, "zjarrfikësit dhe vullnetarët e sakrifikuar të Koçanit".
Në atarin e Komunës së Probishtipit poashtu në terren ndodhen edhe zjarrfikëset e NJTKZ- Probishtip dhe vullnetarë, të cilët nuk kanë lejuar që zjarri të hyjë në fshatin Tripatanci.
MIA gjatë ditës informoi se në shuarjen e zjarrit që nga mëngjesi i sotëm janë përfshirë ertraktor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe dy helikopterë të policisë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe të madhe të djegur në të cilën digjet bar i thatë dhe sipërfaqe e ulët pyjore.
Foto: MIA