• e enjte, 04 dhjetor 2025

Zjarri në rezervatin "Jasen" ende aktiv, mbrojtja e objekteve të ndërmarrjes vazhdon edhe gjatë natës

Zjarri në rezervatin

Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) – Nga dy BTR dhe “hermelinë”, katër “pincgauer” dhe shumë automjete zjarrfikëse edhe sonte do të përqendrohen në mbrojtjen e objekteve të Ndërmarrjes Publike “Jasen”, informoi sonte drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov. 

Ai në një video-deklaratë të publikuar në “Jutjub” tha se për momentin, përveç zjarrit i cili tashmë disa ditë është aktiv në territorin e rezervatit “Jasen”, në vend nuk ka zjarre të tjera serioze. 

“Për fat të keq, pjesa e poshtme që shtrihet nën rrugën që të çon nga rezervati ‘Jasen’ deri në Liqenin Kozjak, dhe më tej në komunën e Makedonski Brodit, është ende aktiv. Ka shumë tym. Së shpejti, me fillimin e errësirës, flakët do të jenë të dukshme në disa vende sepse zjarri në disa vende zhvillohet në një pyll me pisha”, tha Angellovi.

Ai sqaroi se sot ishin rrezikuar edhe objektet e NP “Jasen”, por, siç theksoi, falë aksionit të shpejtë dhe energjik, ishte parandaluar përhapja e zjarrit. 

“Sot ato janë prioriteti ynë për mbrojtje sepse ekziston rreziku që zjarri t'u afrohet këtyre objekteve nga prapa. Prandaj, e kemi forcuar mbrojtjen me dy ‘BTR’ të tjerë dhe të DMSH-së. ‘BTR’-të janë të sistemuara strategjikisht, domethënë në pozicione nga ku do të jenë në gjendje të veprojnë mbi zjarrin nëse ai shkon drejt objekteve të Ndërmarrjes Publike ‘Jasen’. Në vend, përveç këtyre dy ‘BTR’, ka edhe katër ‘pinzgauer’ dhe dy ‘hermelin’ të Drejtorisë, por në të njëjtën kohë kemi më shumë automjete zjarrfikëse”, shtoi Angellovi. fc/

Foto dhe video: Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim/Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR