• e enjte, 05 shtator 2024

Zjarri në Mariovë mbetet aktiv

Zjarri në Mariovë mbetet aktiv

Prilep, 4 shtator 2024 (MIA) - Mbi 200 profesionistë, pjesëtarë të Armatës, nga policia speciale, nga NP "Pyjet nacionale", zjarrfikës nga disa qytete, tërë ditën janë në terren në Mariovë për ta vënë nën kontroll dhe prë ta shuar zjarrin e madh i cili është aktiv tashmë ditën e katërt. Po digjen bimë të ulëta, por janë kapluar edhe pishat. Shtabi komunal i krizës Prilep po i koordinon aksionet. Banorët e fshatit të Mariovës, Bonçe kaluan natë të trazuar. Në rrezik ishin shtëpitë, por zjarrfikësit ndihmuan dhe nuk lejuan të ketë dëme.

"Në fshat jemi rreth 30 banorë. Ka edhe fëmijë. Unë isha në linjën e parë të rrezikut, shtëpia ime është në fillim të fshatit. I falëdneroj zjarrfikësit e Prilepit dhe zjarrfifkësit e Manastirit të cilët nuk lejuan të më digjet prona, ndërkaq kam edhe 30 krerë kafshë. Ishte shumë rëndë. Zjarrfikësit vazhdimisht janë në terren", tha Zharko Markoski, banor i fshatit Bonçe.

Prej herët në mëngjes rreth fshatit janë sistemuar zjarrfikës nga Ohri.

Sipas drejtorit të QMK-së, Stojançe Angellov, i cili ishte në terrenin në Mariovë, disa pjesë të zjarrit janë shuar, por me motin e nxehtë po digjet edhe atje ku gjatë natës zjarri ishte qetësuar.

"Intervenimi nga ajri, posaçërisht në orët e paradites ishte pamundësuar për shkak të tymit të dendur. Shpresojmë se do të ketë mundësi të përshtatshme për intervenim me helikopter dhe ER traktor. Po digjen bimë të ulëta, por janë kapluar edhe pishat, edhe pse nuk janë shumë. Tani linja e zjarrit nuk është si dje ekstreme prej mbi 20 kilometrave. Si ndihmë kemi numër të madh të resurseve nga i tërë vendi", tha Angellov. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR