• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarri në atarin e Sonjës është lokalizuar, janë angazhuar “er traktorë” dhe helikopterë të MPB-së

Zjarri në atarin e Sonjës është lokalizuar, janë angazhuar “er traktorë” dhe helikopterë të MPB-së

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Zjarri mes fshatrave Sonje e Poshtme dhe Dobri Dol të komunës së Sopishtes është lokalizuar. Në shuarjen e tij janë përfshirë tre “er traktorë” të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe dy helikopterë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja njoftojnë se dy helikopterët hodhën mbi 13 tonë ujë në vendin e zjarrit.

"Departamenti i Njësive të Aviacionit të MBP-së, pas kërkesës së Qendrës për Menaxhimin e Krizave për shuarjen e zjarrit në mes të fshatit Sonje e Poshtme dhe Dobri Dol të komunës së Sopishtës, ka drejtuar dy helikopterët Bel-412 dhe Bel-212 në aksion të koordinuar me zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes. Në zjarrin, i cili u raportua rreth orës 13:50, dhe që ka ndodhur në m.v. Blatoicë, është djegur një pyll me kërcell të ulët dhe me kërcell të lartë në një sipërfaqe prej rreth 20 hektarësh, tashmë është lokalizuar dhe dy helikopterët e policisë gjatë shuarjes kanë hedhur mbi 13 tonë ujë dhe kanë ndihmuar në lokalizimin e tij", njoftojnë nga MPB-ja.

Më herët, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, në një deklaratë për media ka njoftuar se zjarri është ndalur pak para disa vilave dhe se tymi është i dukshëm nga pjesa më e madhe e qytetit, për këtë arsye kanë pasur më shumë thirrje në numrin 112. qa/ab/

Foto: MPB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR