Zjarrfikësit po shuajnë goma të djegura në Zhelinë të Tetovës
- Zjarr i madh shpërtheu në rrugën nga Zhelina drejt Siriçinës, në të cilin po digjen goma të automobilave, që krijoi tym të zi të dendur i cili vërehet në tërë rajonin e Tetovës. Sipas informatave fillestare, zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:30.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:16, 21 shkurt, 2024

Tetovë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Zjarr i madh shpërtheu në rrugën nga Zhelina drejt Siriçinës, në të cilin po digjen goma të automobilave, që krijoi tym të zi të dendur i cili vërehet në tërë rajonin e Tetovës. Sipas informatave fillestare, zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:30.
"Njësia territoriale zjarrfikëse Tetovë ka intervenuar ndaj gomave të djegura përballë fabrikës Kiel në fshatin Zhelinë afër nënkalimit drejt fshatit Siriçinë (Komuna e Zhelinës). Shuarja e zjarrit është vështirësuar për shkak të sasisë së madhe të gomave të automobilave, shuarja e plotë pritet për maksimum dy orë", kumtoi Qendra për menaxhim me kriza.
Sipas vlerësimeve të QMK-së, nuk ka rrezik që zjarri të kaplojë objekte të afërta. ab/
Foto: МIА