Zjarre edhe në Nagoriçan të Vjetër
- Zjarre ka në disa lokacione edhe në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër. Digjen fusha të pakorrura, kashtë, por edhe obhekte, njoftoi sot zëvendëskryetari i Komunës, Boban Cvetkovski.
- Post By Melahat Baftija
- 19:48, 9 korrik, 2025
Kumanovë, 9 korrik 2025 (MIA) - Zjarre ka në disa lokacione edhe në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër. Digjen fusha të pakorrura, kashtë, por edhe obhekte, njoftoi sot zëvendëskryetari i Komunës, Boban Cvetkovski.
"Zjarr kemi në lagjen Trenajllovci, fshati Nagoriçani i Ri, në afërsi të "Etnosellos". Stuhia e zjarrtë përhapet shpejtë, kërkojmë mbështetje nga të gjitha komunat fqinje Kumanovë dhe Rankovcë, mirëpo edhe atje ka zjarre. Ka përfshirë shtëpi, shtëpiza uikendi, fusha të pakorrura, kashtë, sipërfaqe e madhe", deklaroi Cvetanovski.
Ekipet janë në terren, por kjo është një komunë rurale, departamenti i zjarrfikësve i së cilës ka vetëm dy automjete.
"Vendasit po ndihmojnë gjithashtu me traktorë, dhe erdhën edhe njerëz nga Kumanova. Sipërfaqe e madhe", shton Cvetanovski. mb/
Foto: MIA