• e enjte, 07 nëntor 2024

Zjarre aktive në Nagoriçan të Vjetër dhe Kumanovë

Zjarre aktive në Nagoriçan të Vjetër dhe Kumanovë

Kumanovë, 30 korrik 2024 (MIA) - Disa zjarre pasditen e sotme janë aktive edhe atë në territorin e komunës së Kumanovës dhe Nagoriçanit të Vjetër. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se në zonën e Nagoriçanit të Vjetër zjarr ka në fshatrat Malotinë dhe Zheglan.

"Linja më e madhe e zjarrit lëviz nga Sveti Nikolla drejt Kumanovës, atje operojmë me tre ‘er traktorët’. Zjarret në Nagoriçan të Vjetër rrezikojnë të përfshijnë disa fshatra të braktisura me shtëpi të vjetra por edhe të rinovuara. Zjarre ka edhe në zonën e Kumanovës", tha drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov.

Në Malotinë dhe Zheglan (Nagoriçan i Vjetër) veprojnë dy helikopterë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 30 pjesëtarë të armatës dhe po aq pjesëtarë të policisë. Në terren ndodhen edhe zjarrfikës, punonjës të vetëqeverisjes lokale, NP “Pyjet kombëtare” dhe popullatë lokale. 

Zjarr ka edhe në një lokacion tjetër në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër. Bimësi e ulët madje është nën flakë në fshatrat Rugincë dhe Konjuh, pranë lokalitetit Kshala. Në terren intervenojnë edhe gjashtë zjarrfikës.

Në Kumanovë zjarri është ende aktiv në atarin e fshatrave K'shanje dhe Kokoshinje në drejtim të fshatrave Gjugjanci i Epërm dhe i Poshtëm dhe Strojmanci ku janë prekur sipërfaqe të ulëta pyjore dhe bari i thatë.

Zjarr ka edhe në fshatin Tatomir të Kratovës i cili po shtrihet në drejtim të territoreve të Kumanovës dhe Sveti Nikollës.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR