Është i domosdoshëm bashkëpunimi i ngushtë mes sektorit publik dhe privat për tranzicion të suksesshëm energjetik
- Është i domosdoshëm bashkëpunimi i ngushtë mes sektorit publik dhe privat për tranzicion të suksesshëm energjetik dhe investim në zgjidhje afatgjate dhe inovacione, të cilat do ta përforcojnë pavarësinë energjetike të vendit, është konkluduar në konferencën e dytë të Asociacionit maqedonas për burime të rinovueshme (MARES).
- Post By Melahat Baftija
- 10:44, 7 nëntor, 2024
Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Është i domosdoshëm bashkëpunimi i ngushtë mes sektorit publik dhe privat për tranzicion të suksesshëm energjetik dhe investim në zgjidhje afatgjate dhe inovacione, të cilat do ta përforcojnë pavarësinë energjetike të vendit, është konkluduar në konferencën e dytë të Asociacionit maqedonas për burime të rinovueshme (MARES).
Në konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues të Qeverisë, Komisionit rregullator të energjetikës, MEPSO, Ministrisë së Energjetikës, Minierës dhe Lëndëve të Para Minerale, si dhe ekspertë vendas dhe të huaj.
Gjatë konferencës u diskutuan strategjitë deri në vitin 2040 dhe sfidat për efikasitetin e energjisë dhe integrimin e burimeve të rinovueshme, si dhe mekanizmat e tregut dhe modelet financiare të nevojshme për përshpejtimin e burimeve të rinovueshme. Gjithashtu u ndanë përvojat e huaja në drejtim të rëndësisë së stabilitetit dhe transparencës në mbështetjen financiare të projekteve nga burimet e rinovueshme. Pjesë e konferencës ishin edhe debatet për rolin e Ministrisë së Energjetikës në përshpejtimin e dekarbonizimit dhe mbështetjen e aktiviteteve klimatike të shtetit.
Konferenca u realizua me mbështetjen e Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), NLB Bank dhe Shparkase Bank, të cilat konfirmuan angazhimin e tyre për zhvillimin e projekteve të gjelbra dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajoni. mb/
Foto: MIA