Zjarr pyjor në krahun e dytë të Halkidikit – porosi për evakuim për të gjithë që gjenden në rajonin e Vurvursë
- - Një zjarr i madh pyjor shpërtheu pasditen e sotme në krahun e dytë të Halkidikit në rajonin e Vurvurusë, ndërsa nga numri 112 për raste urgjente u ishte dërguar porosi të gjithëve që janë në zonën konkrete që të evakuohen drejt Nikitit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ramize Qamili
- 18:17, 2 korrik, 2025
Athinë, 2 korrik 2025 (MIA) - Një zjarr i madh pyjor shpërtheu pasditen e sotme në krahun e dytë të Halkidikit në rajonin e Vurvurusë, ndërsa nga numri 112 për raste urgjente u ishte dërguar porosi të gjithëve që janë në zonën konkrete që të evakuohen drejt Nikitit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në shuarjen e zjarrit marin pjesë 65 zjarrfikës me dy ekipe këmbësorie, 20 automjete, vullnetarë, si dhe tetë aeroplanë dhe një helikopter, ndërsa ndihmojnë edhe cisternat nga komunat.
Për shkak të zjarrit është ndërprerë qarkullimi i automjeteve në rrugën Nea Mudanja - Sparti nga Ormos Panagias në Vurvuru, ndërsa policia u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e policisë.
Sipas informacioneve, zjarri përfshiu pyllin e dendur.
Kryetari i Komunës së Sitonijas, Joanis Malinis për portalit Voria theksoi se situata është pak më e mirë, se po ndërhynë një numër i madh forcash zjarrfikëse dhe vlerësoi se së shpejti do ta vënë nën kontroll zjarrin. rq/